06 Maj 2024

Aliu: Thaçi nuk po mbron të drejtat e qytetarëve të Preshevës

Prishtinë, 24 janar - Lëvizja Vetevendosje ka reaguar në lidhje me deklaraten e Kryeministrit të Kosovës akuzoi Hashim Thaçi i cili akuzoi krerët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit se nuk e mbrojtën përmendoren e dëshmorëve të UÇPMB-së, të cilën e hoqi xhandarmëria e Daçiqit.

Në një deklarate për mediat, Liburn Aliu nga VV u shpreh se në fillim të negociatave ishte vetë Kryeministri ai që iu premtoi shqiptarëve atje se do ta ngrinte çështjen e Luginës në negociata me Serbinë dhe se do t’i mbronte interesat e shqiptarëve në këto negociata.

Sipas tij, është pikërisht çështja e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, ajo që u shndërrua në atmosferën relaksuese përgjatë këtyre negociatave.

"Aludohej herë në këmbim territoresh, e herë në të drejtat e tyre. Për shkak të kësaj, shqiptarët atje, i kthyen plotësisht sytë kah Prishtina me shpresë se të drejtat e tyre do të shtroheshin në takimet e Thaçit me Daçiqin, dhe pikërisht për shkak të kësaj që atyre iu premtua, ata edhe i përkrahën negociatat.Në takime më përfaqësuesit politik të Shqiptarëve të PMB, në bisedë me ta për koordinim të veprimeve mes nesh, më të vështirën e kisha t’i bind se ata nuk do të jenë temë në këto negociata. Nuk do të jenë temë pasi nuk do të jenë as kusht." u shpreh Aliu.

Duke viijuar me tej ai deklaroi se gjatë gjithë kohës qytetarët e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit u mbajtën nën iluzione nga politikanët tanë me premtimin se do t’i mbrojnë, ata madje inkurajoheshin të rrinë të qetë e të integrohen në jetën institucionale atje, kur përnjëmend duhet t’i mbrojnë, i akuzojnë për qyqarllëk!

"Këta politikanë shtetin e kanë ndërtuar për vete: për pasurim personal dhe për sigurinë e vetvetes. Por kur është puna e mbrojtjes së shqiptarëve të pambrojtur, iu thonë atyre bëjani zgjidhjen vetes. Vetë nuk guxojnë t’i dalin Serbisë përpara, as t’ia qesin asnjë kusht asaj në negociata, e nga qytetarët kërkojnë të bëhen mish për top."

"Në veri mungon forca e shtetit, hiqen kioskat e policisë tonë, tërhiqet policia nga kroi i Vitakut. E ky i akuzon qytetarët e pambrojtur dhe të papërkrahur për dobësi. Kjo është e pandershme dhe pafytyrësi e papranueshme!" vijoi ai.

Lëvizja Vetevendosje ka akuzuar kryeministrin se gjatë 5 viteve të qeverisjes nuk i ka vënë si kusht në negociata të drejtat e shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)