21 Janar 2025

Aliu kritikon kryetarin Svarqa

Ferizaj, 12 dhjetor -  Nënkryetari i PDK-së, në Ferizaj, Lulzim Aliu, në një konferencë për media ka deklaruar se shqetësim është politika klientaliste e përcjellur me shantazh e kërcënim të vazhdueshëm nga ana e kryetarit të Ferizajit, njeherërit kryetari i degës së LDK-së, Muharrem Svarqa.

\"Kjo konferencë është organizuar me rastin e publikimit të djeshëm të disa aderimeve, nga partitë tjera, në LDK. E para, dua të sqaroj se, Qerim Osmani, nuk ka qenë anëtar i Kryesisë së PDK-së në Ferizaj as edhe në nëndegën e saj në Prelez të Jerlive. Por ai, bashkë me familjen e tij, kanë qenë anëtarë të devotshëm të PDK-së. E dyta, dua të falenderoj, publikisht, familjen Osmani për përkushtimin e sinqertë të deritashëm për PDK-në dhe dua t’u them atyre se ne e çmojmë  dhe e vleresojmë kontributin e tyre,  të dhënë gjatë viteve të kaluara. Aderimi i tyre në LDK është bërë për çështje ekzistenciale dhe nuk paraqet shqetësim për PDK-në. Ne u urojmë atyre shëndet dhe sukses\', ka theksuar ai. Sipas tij për ta shqetësim është politika klientaliste e përcjellur me shantazh e kërcënim të vazhdueshëm nga ana e Kryetarit të Komunës. \"Prej janarit të vitit 2014, Kryetari i LDK-së, duke shfrytëzuar pozitën e Kryetarit të Komunës, ka keqpërdorur autoritetin e Kryetarit, për pazare politike. Oferta e tij ka qenë pothuajse publike. Me këtë ai ka keqpërdorur, për qëllime politike partiake, buxhetin e Komunës së Ferizajt. Bile, ka rrezikuar dukshëm ekzistencën e kompanive publike që menagjohen nga komuna, dhe që tash janë para kolapsit. Gjahu i Kryetarit ka qenë në drejtim të të gjithë anëtarëve të Kuvendit të Komunës, në drejtim të aktivistëve të partive politike, kryesisht të PDK-së, në drejtim të mësimdhënësve, gjykatësve, prokurorëve, mjekëve,  gazetarëve etj. Në këtë rast, rehatimin e anëtarëve të Kryesisë së LDK-së, përmes punësimeve, po e quaj “normale”, ka thënë ai.

Aliu ka thënë se sot nuk do të flas  as për marrëveshjet e koalicionit të cilat kanë qenë kundërligjore, as për rregulloren  e transparencës me të cilën i bën të varshme mediet locale nga pushteti. \"S’do të ndalem t’i përmend as të punësuarit në komunë të punësuar me konkurset e paligjshme të cilëve iu ka premtuar që do t’I fus në listën e pagave e që s’mundi t’I fus. S’do të ndalem e të flas as edhe për zyrtarin e paligjshëm në zyrën e prokurimit i cili, pardje, ka shpallur një fitues për një punë, në mënyrë të paligjshme. Nuk do ta përmend sot as edhe tolerancën e Kryetarit për drejtorët e tij të dëgjueshëm që, në kohën sa janë drejtorë ,të kryejnë joligjshëm specializimet e tyre. As edhe për shfrytëzimin e pushtetit të tij për qerim hesapesh brendapartiake. Edhe pse me rëndësi të veçantë për qytetin tonë, sot, nuk do ta komentoj as kërkesën publike të një pjese të shoqërisë civile, për shkarkimin e Faik Graincës dhe jo të Svarqa, i cili është përgjegjësi kryesor para ligjit, si bartës i projektit për ndryshimet e falsifikuara të planeve urbanistike për zonën 1 dhe 8. Nuk do të flas as edhe për marrjen e punëve nga ata që i rrinë afër Kryetarit të Komunës. Por unë, sot, do të ndalem, konkretisht, vetëm te plotësimi i kushteve, nga ana e Kryetarit të Komunës, për aderimet në LDK, nga anëtarët e Kuvendit dhe nga disa aktivistë të PDK-së\', ka pohuar ai. Sipas tij këto fakte që do të them, kanë qenë dhe janë publike dmth janë lehtë të vërtetueshme. Unë deshta vetëm t’ua përkujtoj qytetarëve tanë se sa me “seriozitet” e kryen punën e vet Kryetari i Komunës së Ferizajit.

\"Pazaret e bëra janë: Zymrije Haxhimusa, nga PDK, punësohet në kompaninë publike “Stacioni i autobusëve” , (sepse, si anëtare e Kuvendit, nuk ka pasur të drejtë të vazhdojë punën te zyra e pasaportave) dhe i premtohet kryerja e një pune me përfitime materiale, Abdullah Hoxha, nga PDK, punësohet në kompaninë publike “Bifurkacioni” dhe i premtohet shtruarja e një rruge në Pleshinë vetëm për nevoja personale (rruga veç është përfunduar), Arta Tahiri, nga VV, punësohet si drejtoreshë në çerdhe të fëmijëve dhe merr nje donacion nga komuna, Elfete Mehmeti, nga VV, punësohet si edukatore, Hysnije Shamolli, AKR, ndihmë banimi për familjarët, Prej aktivistëve të PDK-së, si shpërblim për aderimin publik në LDK kanë marrë: Jetmir Ibishi, Rinia Demokratike, është punësuar në shkollën fillore “Gjon Sereçi”, Kushtrim Metushi, Rinia Demokratike, pas largimit nga PDK, për shkak të një verpe me shkelje ligjore, edhe pse i premtohet nje punë në Komunë, mbetet vetëm i mashtruar, Misin Osmani, aktivist, punësohet në komunë me kontratë për nevoja të veçanta\', ka thënë ai. Aliu ka përmendur deklarimin e Qerim Osmanit, babain e Misin Osmanit, me rastin e aderimit publik ne LDK. \"Nuk besoj që s’e ka kuptuar gjendjen e tij shpirtërore\", ka thënë ai. Sipas tjij është vërtetë keq që, për një efekt politik, të luhet me fukarallëkun e qytetarëve, të luhet me dinjitetin e tyre. \"Këto aderime nuk  mund ta fshehin plogështinë e kësaj qeverisjeje. As shkarkimet e fundit nuk mund të paraqiten si sukses të Kryetarit të Komunës, përkundrazi, shpërfaqin paaftësinë e madhe të tij për menagjim. Në javën e ardhshme, do të publikojmë një shkelje të rëndë nga ana e Kryetarit të Komunës, që është e denueshme dhe që klasifikohet si vepër penale\", ka deklaruar Aliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)