22 Janar 2025

Aliaj zgjedhet Kryetar i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil

Prishtinë, 12 shkurt - Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka bërë të ditur se në mbledhjen e tretë (III) të mbajtur me datë 09.02.2015 me votim unanim, ka zgjedhur Lulzim Aliaj, Kryetar të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.

Kryetari i Këshillit, në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës, ka mandat dy (2) vjeçar.

Aliaj pas pranimit të detyrës, duke falënderuar anëtarët e Këshillit për besimin e dhënë, u zotua për kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të Kryetarit të Këshillit në pajtim me Kushtetutën, Ligjin Nr. 03/L-192 për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil si dhe ligjet dhe aktet nënligjore që ndërlidhen me punën e Këshillit.

Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës mbetet i përkushtuar për bashkëpunim me qëllim të zbatimit të plotë të kompetencave dhe përgjegjësive kushtetuese dhe ligjore për mbikëqyrjen e zbatimit të rregullave dhe parimeve në shërbimin civil.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)