Ali Berisha zëvendëson Ramush Haradinajn në Kuvend
Prishtinë, 29 shkurt - Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhjen e radhës të kryesuar nga kryetarja e KQZ-së, znj. Valdete Daka.
Në këtë mbledhje, në përgjigje të kërkesës të Presidentes së Republikës së Kosovës, znj. Atifete Jahjaga, për të rekomanduar kandidatin e radhës që pason në listën e subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për zëvendësimin e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës të ceritifikuar në Zgjedhjet e 8 qershorit 2014, KQZ-ja i Rekomandon Presidetit të Republikës së Kosovës që:
Ali Berisha, kandidat i subjektit politik Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, të zëvendësojë z. Ramush Haradinaj, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, i certifikuar në Zgjedhjet për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 8 qershor 2014.
Po ashtu, gjatë kësaj mbledhjeje, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri zëvendësimin e një anëtari të Kuvendit Komunal në Prishtinë.