06 Maj 2024

Aleanca Kuq e Zi kërkon referendum për bashkim kombëtar

Tiranë, 8 janar - Aleanca Kuq e Zi ka dorëzuar sot pranë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për nisjen e procedurave për miratimin e formularit për realizimin e referendumit mbi bahkimit kombëtar.
 
Në një deklaratë për mediat kreu i AK-së Kreshnik Spahiu është shprehur se Berisha të mos guxojë të ndalojë shqiptarët të kenë të drejtën për të vetvendosur.

”Pasi kaluan ditët e 100-vjetorit të bashkimit kemi hyrë në virgjilje të 100-vjetorit të coptimit. Në mbështetje Kushtetutës ne depozituam kërkesën për nisjen e proceduarve për bashkimin e Shqipërisë me Kosovës."

"Në mbështetje të Kushtetutës i parashtrohet Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për miratimin e formularit për mbledhjen e mbi 50 mijë votave për të ushtruar të drejtën e vetevendosjes. Me këtë akt ne hedhim themelet e bashkimit të dy shteteve tona në federate. Berisha të mos guxojë të ndalojë shqiptarët të kenë të drejtën për të vetvendosur."

"Nuk ka pengesë nga asnjë faktor i jashtëm apo i brendshëm. Kjo është një e drejtë universale. Federata shqiptare me dy njësi, krijon mundësinë që shqiptarët të hyjnë në BE si federatë shqiptare. Bashkimi do të ndodhë përpara anëtarësimit në BE. Ky është një detyrim që duhet ta kishte klasa politike shqiptare që duhet të provojë se nuk është peng i vendeve antishqiptare.” u shpreh Spahiu.

Sipas AK, Berisha duhet të tregojë se nuk ështe peng e Beogrdit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)