19 Janar 2025

Aleanca Kosova e Re me Institut zhvillimor

Prishtinë, 9 qershor - Themelimi i Institutit zhvillimor të Kosovës, është projekti i radhës që Aleanca Kosova e Re po realizon në kuadër të projekteve të mëdha për Kosovën dhe qytetarët e saj.

Ky Institut ka për qëllim studimin, hulumtimin, analizimin dhe hartimin e politikave zhvillimore  të sektorëve  të ndryshëm  nga ekspertë  të Universiteteve më renome botërore.

Instituti i Politikave Zhvillimore me ekspertët  brenda  tij, do të jetë katalizator i politikave sektoriale në Kosovë, i cili duke u bazuar në hulumtime dhe rezultate objektive do të sjell raporte dhe hartim të politikave zhvillimore të cilat AKR-ja do ti implementoj.

Instituti përveç ekspertëve do të angazhoj edhe studiues të rinj të cilët idetë e tyre  kreative do ti jetësojnë në kuadër të hulumtimeve të ndryshme me qëllim të aftësimit dhe punësimit të kuadrove të reja.

Njoftimin zyrtar për hapjen e këtij Instituti e bëri Presidenti i Aleancës Kosova e Re z. Behgjet Pacolli, deklaratën e të cilit  mund të lexoni  më poshtë.

 "Të nderuar miq,

Kam kënaqësinë e veçantë t’iu informoj se tani, AKR, Aleanca Kosova e Re ka një zemër motorike dhe një tru që do të merret me funksionimin dhe organizimin ideor të partisë.

AKR ka vendosur për themelimin e “INSTITUTIT ZHVILLIMOR TË KOSOVES”, (IZHK)

Idetë komplementare që kanë lindur nga unë dhe Prof. Dr. Jahja Kokaj kanë rezultuar me themelimin e institutit në fjalë. Simbioza intelektuale dhe praktike e imja e bazuar në eksperiencën time menaxheriale botërore dhe potenciali shkencoro-hulumtues i Dr. Kokës, i cili ka qenë nxënës i nobelistëve Basov dhe Prohoriev, si dhe bashkëpuntorit shumëvjecar të Prof, Benton dhe Prof. Casasent zbulues të kompjuterit optik dhe teknologjive zbatuese në teknologjinë botërore, rezultoi në themelimin e Institutit IZHK-së.

Ky institut përbëhet nga disa departamente, të cilat bazuar në imputet ekonomike, politike dhe te gjitha lëmive tjera jetësore Kosovare, do të gjenerojnë ide dhe programe kreative te cilat trajtojnë në mënyrë kreative-inventive problemet zhvillimore të të gjitha lëmive relevante që lidhen me jetën e Popullit të Kosovës , e cila, siç jemi dëshmitarë të gjithë, është shumë larg nivelit të dëshiruar.

Instituti, drejtor i të cilit është Prof. Dr. Kokaj, ka marrë aprovimin e një liste të gjatë të shkencëtarëve Botërorë emrat e të cilëve janë kryesisht Shqiptarë - hulumtues eminent nga diaspora, por edhe figura të njohura nga Universitetet më me renome botërore te cilat i përgjigjen kërkesave të departamenteve të formuara të IZHK-së.

IZHK do te jetë pa diskutim një faktor me shumë relevancë për zhvillimin afatgjatë dhe afat-shkurtër të Kosovës.

Njëherit ky Institut, do të jetë zemra dhe truri i AKR-së

IZHK do të hartojë programe jashtëzakonisht të detajizuara me qëllim dhe përmbajtje zhvillimore për vendin.

Që nga tani AKR nuk do te funksionojë nga "mendësitë", idetë individuale, apo frazeologjitë politike, që janë konvencionale në jetën politike Kosovare, por nga programet e gjeneruara nga kokat botërore hulumtuese te cilat në bazë të të dhënave të gjendjes aktuale Kosovare do të gjenerojnë ide zhvillimore, mirë të analizuara, të cilat AKR do ti implementojë në qeverisjen e saj.

Kontribut të rëndësishëm në themelimin dhe zhvillimin e idesë së këtij instituti janë duke dhënë edhe figurat e respektuara akademike që tanimë janë pjesë integrale e AKR-së. Instituti do të jetë i hapur për çdo njeri që ka përvojën, mençurinë dhe vullnetin për të kontribuar për një Kosovë me ekonomi te fortë dhe infrastrukturë dinjitoze.

Në ditët në vijim Drejtori i IZHK-se Prof. Kokaj, do t’iu njoftojë me detaje profesionale konkrete, por me këtë informacion të shkurtër desha të gezojë miqtë e mi se, nga tani zhvillimi i Kosovës do të jetë i projektuar nga shkenca, mençuria teknologjike ndërkombëtare e cila garanton një zhvillim fatlum të ekonomisë, arsimimit, shëndetësisë, dhe jetës së tërësishme në Kosovë.

Mua më inkurajon fakti se në AKR dita ditës po angazhohen kuadrot më elitare akademike për të sendërtuar ëndrrën e përbashkët të qytetarëve të Kosovës, për një shtet më të mirë, me ekonomi të fortë, për një shtet që garanton mirëqenie dhe jetë cilësore".

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)