Aleanca e Gruas së Kosovës shënon 16 vjetorin e themelimit
Kryetarja e AGK znj. Magbule Shkodra në fjalën e saj falënderoi të gjitha zonjat që në këtë rrugëtim 16 vjeçar asnjëherë nuk u zmbrapsen dhe gjithmonë ishin të gatshme të japin kontributin për fuqizimin e gruas përbrenda AAK-së dhe në përgjithësi në shoqërinë kosovare.
Për derisa shoqëria jonë nuk e kupton se pa emancipim dhe ofrim të mundësive të barabarta edhe për gra nuk mund te ketë zhvillim te shoqërisë.
Në këtë ceremoni zonjat e AGK-se i përshëndeti edhe kryetari i AAK-së z.Ramush Haradinaj i cili duke i falënderuar zonjat për angazhimin e tyre, ndër të tjera theksoi se, gratë vazhdojnë të mbesin të margjinalizuara në të gjitha sferat e shoqërisë.
Diskriminimi gjinorë fillon nga vet qeveria me mos përfaqësim në postet udhëheqëse dhe vazhdon në institucionet tjera të Republikës se Kosovës. Vetëm kur gruaja të ketë vendin e saj meritor dhe të jetë e përfshirë në vendimmarrje kjo shoqëri do te prosperoj në një shoqëri të mirëfilltë demokratike.
Aleanca e Gruas së Kosovës për angazhim dhe përkushtim ndau mirënjohje për veteranet e AGK-AAK-së:
Mejreme Maraj, Sylbie Bajrami, Fatime Ahmeti, Ajnishahe Krreku, Zekie Nela, Ajtene Shahiqiri, Mevlude Zejnullahu, Sevdije Bikliqi, Cyme Mushkolaj, Ajshe Asllanaj, Sadie Xhimshiti, Shyhrete Gashi, Nurije Haxhikadrija.
Për përkrahje të AGK-së u nderua edhe krijuesja dhe veprimtarja e shquar nga Shqipëria znj.Lindita Doda.