Aleanca e Gruas se Kosovës shënon 1 qershorin - ditën e fëmijëve
Prishtinë, 1 qershor - Një delegacion i Aleancës së Gruas së Kosovës (AGK) - AAK ditën e fëmijëve e shënoi me një vizitë në spitalin e pediatrisë në QKUK në Prishtinë.
Në bashkëbisedim me mjeket e spitalit te pediatrisë QKUK si dhe me fëmijët ajo u njoftua për kushtet ne te cilat punojnë si dhe idetë se si mund te avancohet kujdesi ndaj fëmijëve.
Me tutje AGK vizitoi kopshtin e fëmijëve Shpresa Prishtine me çrast uruan fëmijët për ditën e tyre me dëshirën qe shoqëria jone te angazhohet maksimalisht ne ofrimin e kujdesit dhe mundësive sa me te mira për ardhmen e tyre.
Kryetarja e AGK ne takimin e zhvilluar me drejtoreshën znj. Shpresa Shallci diskutuan për mundësi te bashkëpunimit te mëtutjeshëm me qellim te ofrimit të një të ardhme të lumtur për fëmijët në Kosovë.