Aleanca e gruas së AAK-së zgjedh strukturat udhëheqëse në Kaçanik
Kaçanik, 25 janar - Pozita e gruas në Komunën e Kaçanikut, nuk ka qenë asnjëherë më e vështirë se sa sot.
Megjithëse gratë në këtë komunë janë më shumë se sa gjysma e elektoratit, ato marrin pjesë në jetën politike, kulturore dhe administrative të komunës, me një përqindje pothuajse të pandjeshme.
Kjo gjendje duhet të ndryshojë!
Kështu u tha në Kuvendin zgjedhor të Aleancës së Gruas, dega në Kaçanik, ku merrnin pjesë edhe strukturat drejtuese të Aleancës së Gruas së Kosovës, me kryetare Magbule Shkodra.
Me këtë rast u zgjodh edhe kryesia e Degës së Aleancës së Gruas në Kaçanik, me kryetare Adelina Kyqyku.