Albin Kurti takon ambasadorin francez, Didier Chabert
Prishtinë, 30 maj - Kandidati për Kryeministër i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, së bashku me Shefin e Shtabit Zgjedhor, Besnik Bislimi, kanë takuar sot ambasadorin e Francës në Kosovë, Didier Chabert.
Në këtë takim u shprehën qëndrimet e Lëvizjes Vetëvendosje! për zhvillimet politike në vend, me theks të veçantë për zgjedhjet e 11 qershorit.
Me këtë rast, u paraqitën prioritetet dhe zgjidhjet që ofron Vetëvendosje! për problemet me të cilat ballafaqohet vendi ynë.
Po ashtu, gjatë këtij takimi u shprehen edhe një herë qëndrimet tona mbi dialogun me Serbi dhe në lidhje me çështjen e demarkacionit.