Alban Krasniqi emërohet anëtar i KQZ-së
Prishtinë, 19 prill - Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë sot vendim për emërimin e z.Alban Krasniqi për anëtar të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), në cilësinë e Përfaqësuesit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje. Z.Krasniqi ka bërë betimin para Presidentes së Republikës.
Vendimi për emërimin e tij është marrë duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, në nenin 62 të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe duke pasur parasysh propozimin e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.