Alarm për vota të pavlefshme
Prishtinë, 12 maj - Në zgjedhjet e parakohshme nacionale, që do të mbahen më 8 qershor, rreth 1.8 milion kosovarë pritet të votojnë me Ligjin e vjetër të Zgjedhjeve për njërin nga subjektet politike dhe pesë kandidatët më të preferuar të asaj partie.
Mospastrimi i listave zgjedhore me emrat e personave të vdekur vazhdon të mbetet sfida kryesore për një proces të rregullt zgjedhor edhe më 8 qershor.
Po ashtu ekziston rreziku që një numër i madh i votave të shpallen të pavlefshme për shkak të kohës së shkurtër që ekziston në informimin e votuesve nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), e sidomos për ata që votojnë për herë të parë.
/Zëri/