Aktiviteti “Ditët e Kuvendit” vazhdon sot në Skenderaj
Skenderaj, 20 mars - Kuvendi i Republikës së Kosovës ka njoftuar se me iniciativën e Forumit për Transparencë Parlamentare, vazhdon aktivitetin "Ditët e Kuvendit".
Gjatë takimeve publike që do të zhvillohen në qytetet e Kosovës, qytetarët do të kenë mundësinë të diskutojnë drejtpërdrejt me deputetët.
Takimi i radhës për këtë vit do të mbahet sot në Skenderaj, në sallën e mbledhjeve të Kuvendit Komunal.
Në takim do të marrin pjesë deputetët: Arban Abrashi (LDK), Mërgim Lushtaku (PDK), Bekim Haxhiu (PDK), Saranda Bogujevci (VV), Teuta Haxhiu (AAK) dhe Dukagjin Gorani (PSD). ​