17 Janar 2025

Aktivitete të shumta në Klinë për ndër të 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit

Klinë, 28 nëntor - Me rastin e 28 Nëntorit- Ditës së Flamurit në Komunën e Klinës janë mbajtur aktivitete të shumta kulturo-artistike dhe sportive.

Të hënën para ambientet e Komunës së Klinës është ngritur flamuri kombëtar nën intonimin e himnit kombëtar ndërsa me pas janë bërë homazhe dhe vendosur kurora lulesh të shtatorja e komandantit Mujë Krasniqi- Kapuçi dhe të varrezat e dëshmoreve të “ Kodra e Kuqe”. 

Është mbajtur edhe seancë solemne në të cilën është thënë se kjo është ndër festat me të mëdha kombëtare të popullit shqiptar.

Kanë folur kryesuesi i Kuvendit të Komunës Haxhi Ibishi dhe nënkryetari i Komunës Enver Berisha, sipas të cilëve në ketë ditë kujtojmë edhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe datëlindjen e komandantit të UÇK-së Adem Jashari.

Aktivitetet kanë nisur ditën e premte me lojna sportive. Çmimi i madh i edicionit të dytë të ekspozitës \"ArtKlina 2016\" e ka marrë piktorja nga Klina, Sanije T. Dreshaj-Zenunaj. Janë zhvilluar edhe finalet në futboll në konkurrencën e femrave dhe meshkujve.

Aktivitetet janë organizuar nga Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Klinës, Sokol Bashota. ​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)