Akti i dytë, partneriteti strategjik
Tiranë, 23 mars - Kryeministria në Shqipëri ka publikuar agjendën zyrtare të orareve dhe mbërritjes së delegacionit të Kosovës në Shqipëri, ku mbledhja do të nis në orën 11:00 në Pallatin e Kongreseve.
Agjenda e plotë:
Mbledhja mes dy qeverive të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Shqipërisë
E hënë, 23 mars 2015
Ora 10:40 - Mbërritja e delegacionit të Qeverisë së Republikës së Kosovës në Pallatin e Kongreseve Ceremonia zyrtare e Mirëseardhjes.
Ora 11:00 - Fillimi i mbledhjes së dy qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës
Ora 12:00 - Ceremonia solemne e nënshkrimit të marrëveshjeve në mes dy qeverive.
Ora 12:20 - Konferencë për shtyp e dy Kryeministrave të qeverive të Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës.
Ndërsa, lidhur me marrëveshjet që do të jenë në tryezën e bisedimeve, mësohet se do të jenë 11 pika ku do të fokusohet e gjithë mbledhja:
1. Do të diskutohet për bashkëpunim të Ndërsjellë në Fushën e Sigurisë.
2. Memorandum mbi Forcimin e Bashkëpunimit në Fushën e Kontrollit të Brendshëm
3. Protokoll mbi Shfrytëzimin e Përbashkët të Pajisjeve për Kontrollin e Kufirit.
4. Protokoll Për Ndjekjen e Menjëhershme Ndërkufitare.
5. Memorandum i Mirëkuptimit Për forcimin e bashkëpunimit ndërmjet Ministrive të Financave .
6. Marrëveshje e Bashkëpunimit për Organizimin e Përbashkët të Mësimit të Gjuhës Shqipe dhe të Kulturës Shqiptare në Diasporë dhe në Mërgatë.
7. Marrëveshje e Bashkëpunimit në Fushën e Arsimit të Lartë dhe Kërkimit Shkencor.
8. Marrëveshje për Bashkërendim Institucional për Përparimin dhe Zhvillimin Profesional të Mësimdhënësve në Arsimin Parauniversitar.
9. Protokoll Për Zbatimin e Marrëveshjes Kuadër Ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për Bashkëpunimin në Nxitjen dhe Lehtësimin e Tregtisë.
10. Memorandum Mbi bashkëpunimin në fushën e bujqësisë dhe zhvillimit rural.
11. Memorandum Bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Kulturës së Shqipërisë dhe Ministrisë së Kulturës ë Kosovës