Aksion para zyrës së BE-së për izolimin e kosovarëve si pasojë e mos-liberalizimit të vizave
Prishtinë, 21 maj - Sot, grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” ka realizuar një aksion rrugor para zyrës të Bashkimit Evropian në Kosovë për izolimin e kosovarëve si pasojë e mos-liberalizimit të vizave.
Bashkimi Evropian sipas aktivistëve të pavarur “Replikë” tash e një kohë është duke e larguar nga axhenda çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, edhe pse janë plotësuar të gjitha kriteret nga ana e Kosovës.
"Bashkimi Evropian përmes këtyre veprimeve po tregon qasje ksenofobike ndaj Kosovës dhe qytetarëve të saj, duke i diskriminuar dhe privuar nga lëvizja e lirë pa ndonjë arsye logjike dhe demokratike."
"Sot, e vendosem një pëlhurë në hyrje të zyrës në mënyrë që zyrtarët e këtij institucioni të bashkëndjenjë dhe reflektojnë për qytetarët e Kosovës, të cilët padrejtësisht jemi të izoluar dhe të pabarabartë me personat e tjerë të kontinentit të Evropës", thekson grupi i aktivistëve të pavarur “Replikë” .