AKR synon ta marr MZHE-në
Prishtinë, 15 shkurt - Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Ibrahim Makolli ka thënë se shumë shpejt Pacolli do të takohet me kryeministrin Thaçi për të diskutuar për ministrinë të cilën e drejton Agim Çeku dhe për ministrinë tjetër që i është premtuar me marrëveshje.
Makolli në një intervistë për Epokën e Re, ka thënë se Ministria e FSK-së i takon Koalicionit për Kosovë të Re (KKR).
Po sipas Makollit, KKR pretendon të marrë përgjegjësi për ta drejtuar edhe Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.
Pas lëvizjes së Çeku rrjedhimisht i bie që një dikaster tash i takon Koalicionit për Kosovën e Re. Sikur dihet, Koalicioni për Kosovën e Re ka ofruar një program në fillim të mandatit qeverisës për zhvillim ekonomik të Kosovës. Ne nuk kemi hezituar dhe nuk hezitojmë asnjëherë të marrin përgjegjësi në raport me nevojën për zhvillim, ka thënë Makolli.