28 Prill 2024

AKR synon involviminin e mërgatës në institucione

Prishtinë, 6 dhjetor - Sot në një konferencë për media, kandidatja për kryeministre të Republikës së Kosovës nga radhët e Aleancës Kosova e Re, Mimoza Kusari-Lila, së bashku me përfaqësuesit e mërgatës kosovare të cilet veprojnë në Gjermani, kanë nënshkruar një marrëveshje për përfaqësimin e mërgatës shqiptare në institucionet e Kosovës.

Zonja Kusari-Lila, është shprehur se Koalicioni për Kosovë të Re-ja si parti politike synon ta fitojë pushtetin më 12 dhjetor, dhe në planprogramin e koalicionit,  është i paraparë involvimini i mërgatës kosovare në gjithë Evropën, SHBA-në, e më gjërë.

“Ajo cfarë ne parashohim është një ngritje e bashkëpunimit në masë më profesionale, në masë të shkëmbimeve ekonomike, në masë të ngritjes së investimeve të diasporës kosovare, përmirësimi dhe angazhimi në aspektin kulturor, arsimor dhe terësisht të asistencës të qeverisë së Kosovës në raport me nevojat dhe domosdoshmëritë e diasporës kosovare” theksoi Znj .Kusari.

Ajo tha se edhe përfaqësiesit e mërgatës kosovare kanë shprehur dëshirë të njoftohen për së afërmi me programin e koalicionit për Kosovë të Re, por edhe prezantimin e kërkesave të tyre.

“Marrëveshja që sapo e nënshkruam, ka disa kërkesa, kryesisht kanë të bëjnë me ngritjen e përfaqësimit të anëtarëve të diasporës kosovare në institucionet e Kosovës në kapacitetin e këshilltarëve, duke filluar prej presidencës, parlamentit, kryeministrisë dhe ministrisë së jashtme. Është shumë e rëndësishme që edhe një agjenci e cila promovon interesat e Kosovës, bën ndërlidhjen dhe ofron informatë më tepër për mërgatën në diasporë, të egzistojë në mënyrë që të gjithë diaspora kosovare të investojë në Kosovë, dhe t’I kenë këto informata të gatshme në vendet ku jetojnë dhe veprojnë.” Ka dekluar Mimoza Kusari-Lila.

Në anën tjetër, përfaqësuesi i mërgatës kosovare në Gjermani, Can Tahiri  tha “ Këta përfaqësues të këshillit kordinues, janë në nivel i kryetarëve të  shoqatave, janë jashtë partive politike, por pasi kemi studiuar të gjitha programet e 5 partive kryesore, ne kemi bërë kërkesë për ta nënshkruar këtë marrëveshje.”ështe shprehur Tahiri.

“AKR-ja është partia e parë, që erdhi ta takojë mërgatën shqiptare në festën e flamurit, jo për të bërë politikë,por për të bërë festën se bashku, dhe ështe partia e parë që pranoi të nënshkruajë këte marrëveshjen ” shtoi më tej Tahiri.

Ai tha se mërgata do të përfaqesohet nga ata njerëz që kanë vepruar për interesa të Kosovës, duke plotësuar cdo kërkesë që institucionet paraqesin.

“Ne do ta mbështesim partinë politike jo në rolin e anëtarit lider, por në rolin se kush jap garancion më shumë në dicka të mirë për Kosovën dhe për ta përfaqësuar mërgatën” u shpreh ai.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)