AKR shqyrton daljen nga koalicioni, rrezikon të bie qeveria
Prishtinë, 2 prill - Aleanca Kosova e Re (AKR), ka bërë të ditur së gjatë orëve të vona të mbrëmjes, pas konsultave te shumta brenda partisë si dhe me partnerët e Koalicionit për Kosovë të Re, ka shqyrtuar hollësisht mundësinë e shkeputjes së Koalicionit Qeverisës me PDK-në.
Zyrtarë të lartë të AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re, njëzërit janë pajtuar për të shqytrtuar seriozisht mundësinë e shkëputjes se menjëhershme të Koalicionit Qeverisës.
Qendrimi për shkeputje të koalicionit qeverisës sipas AKR-së vjen si pasoj e zhvillimeve të fundit politike në vend.
AKR në kuader të Koalicionit për Kosovë të Re, gjatë këtyre konsultave, është shprehur e gatshme të nderprej kontraten e Koalicionit Qeverisës nese kjo kontratë nuk do të permbushet në tërësin e saj.
Konsultat po vazhdojnë edhe tani dhe do të intensifikohen në orët e hershme të mengjesit në një takim të Kryesisë së AKR-së dhe Koalicionit për Kosovë të Re ku do të vendoset për hapat e mëtejm lidhur me shkëputjen e Koalicionin Qeverisës me PDK-në.