07 Maj 2024

AKR shpreh keqardhje, presidenti është shkelës i Kushtetutës

Prishtinë, 26. shtator - Aleanca Kosova e Re (AKR) duke e vlerësuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese, si autoritet përfundimtar për interpretimin e Kushtetutës dhe përputhshmërisë së ligjeve me Kushtetutën, kërkon që vendimi i Gjykatës Kushtetuese të mos jetë objekt i debateve politike dhe as i diskutimeve të mëtejme.

Ibrahim Makolli, nënkryetar Aleancës Kosova e Re ka thënë së vendimet e Kushtetueses duhet të gjejnë zbatim të menjëhershëm, pavarësisht për kë dhe për çfarë rasti bëhet fjalë.

"Sikur e dini, AKR, që nga momenti kur çështja në fjalë ka kaluar në Gjykatën Kushtetuese, ka qenë e rezervuar në deklarimet e saja, për t’i lënë vend autoritetit përfundimtar të interpretimit të dispozitave kushtetuese", ka thënë Makolli.

Aleanca Kosova e Re sipas tij shprehë keqardhje që institucioni i presidentit, në këtë rast, presidenti i Kosovës është shkelës i Kushtetutës së Kosovës, në vend që pikërisht i pari i vendit të jetë respektuesi më i denjë i dokumentit më të lartë të vendit.

"Konsiderojmë se që nga tash presidenti i vendit duhet ta zbatojë me përpikëri Kushtetutën e vendit. Kur një kryetar shteti nuk zbaton kushtetutën, si mund t'i kërkojmë qytetarit ta respektojë atë?"

Në frymën e këtij vendimi Makolli ka thënë se AKR kërkon që presidenti të përcaktohet për pozitën e presidentit apo të kryetarit të partisë.

Ai me tutje ka theskuar: Tashmë jemi më shumë se të bindur se ideja jonë për zgjedhjen e presidentit nga populli, është më aktuale se kurrë. Vetëm mandati i drejtpërdrejtë që të jep populli e bën këtë institucion më të fortë, më të përgjegjshëm dhe më të pavarur.

Kështu sipas tij edhe Kosova do të ketë ekuilibra më të qëndrueshëm pushteti. Institucionet e Kosovës nuk do të jenë pronë ekskluzive e ekzekutivit, apo e partive politike, por të popullit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)