AKR shpall kandidaturën për kryetar të qytetit të Ferizajt
Prishtinë, 4 prill - Në pajtim me statutin e Aleancës Kosova e Re dhe me pëlqimin e të gjitha strukturave të partisë, Presidentin, Kryesinë e Degës dhe Kryesinë Qëndrore, shpallet kandidatura e z.Ramadan Hasani për Kryetar të Komunës së Ferizajt.
Z.Hasani është kryetar dege dhe njëherit zëvendës ministër në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik. Aleanca Kosova e Re, i beson suksesit të z.Hasani dhe është e bindur që ka zgjedhur kandidaturën më të mirë që sot ka qyteti i Ferizajt.
Z.Ramadan Hasani është i diplomuar për ekonomi, ndërmarrës i suksesshëm dhe njëherit aktivist politik për 20 vite, jo vetëm në komunën e Ferizajt por edhe në nivel të Kosovës. Aleanca Kosova e Re beson lartë në figurën e Tij politike dhe profesionale dhe ju bën thirrje të gjithë qytetarëve të Ferizajt, t`i bashkohen z.Ramadan Hasani në misionin e tij për të ndërtuar një Ferizaj ku punohet dhe jetohet si në Evropë.