AKR-së i bashkohen edhe 15 ekspertë
Prishtinë, 8 nëntor - Grupi i 15 ekspertëve i propozuar dhe përfaqësuar nga prof. Muhamet Mustafa, lidhin marrëveshje me Aleancen Kosova e Re (AKR) për të krijuar listën e përbashket të kandidateve në zgjedhjet nacionale të vitit 2010.
Eksperti Muhamet Mustafa ka deklaruar se kjo marrëveshje niset nga synimi që në zgjedhjet nacionale të arrihen rezultate të cilat këtij koalicioni i krijojnë mundësi fushëveprimi për krijimin e një qeverie në baze të kritereve të komptencave dhe referencave profesionale dhe etike.
Po ashtu sipas Mustafes edhe sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupcionit do të konsiderohen me prioritet si parakusht i domosdoshem për të siguruar përdorimin me përgjegjësi të lartë dhe vetëm për interesa publike të buxheteve, parase dhe pasurisë tjetër publike.
Po ashtu ai ka thënë së kolacioni do krjiuoi një mjedis biznesor qe stimulon inciativen e lirë ekonomike dhe investimet për të arritur një rritje ekonomike që mundëson zvogëlimin e papunësisë dhe varfërisë, një zhvillim ekonomik nga i cili perfitojnë të gjithë pjesëtarët e shoqërisë.