AKR prezanton kandidatin për Kryetar të Rahovecit
Prishtinë, 27 tetor Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli në një konferencë për media ka prezantuar kandidatin për Kryetar të Rahovecit, Rexhep Oruqi, bashkë me pesë anëtar të rinj të cilët kanë shprehur vullnetin e tyre politik për të aderuar në Aleancën Kosova e Re.
Në mbështetje të Oruqi ka ardhur edhe Kryetari i Partisë së Drejtësisë Ferid Agani, i cili me prezencën e tij, e konfirmoi përkrahjen e Partisë së Drejtësisë për AKR-ne ne zgjedhjet lokale ne Rahovec.
Kandidati për Kryetar të Rahovecit, Oruqi është jurist i diplomuar si dhe afarist i njohur, ai poashtu ka qenë edhe këshillëtar në asamblenë komunale të Rahovecit për dy mandate, ndërkaq ai është i njohur edhe si veprimtar i çështjes Kombëtare dhe ish i burgosur politik.