AKR prezanton kandidatin për kryetar të Kaqanikut
Prishtinë, 23 maj - Aleanca Kosova e Re sot prezantoi Kjani Berisha për kandidat në zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunën e Kaqanikut.
Kjani Berisha i lindur me 1968 në Kaqanik, një biznesmen tradicionalisht i suksesshëm i kësaj Komune do të jetë në garë për të parin e Komunës së Kaqanikut, me bindje që për herë të parë kësaj Komune t`i mundësohet një qeverisje cfarë e meriton.
Berisha për qytetarët e Komunës së Kaqanikut është një figurë e njohur sidomos për botën e biznesit në këtë Komunë, përvoja e tij menaxheriale dhe sukseset e tij në afarizëm na bëjnë për të besuar që ky ka dijën dhe kapacitetet e nevojshme për të shtyrë përpara projektet në komunën e Kaqanikut.
Të gjitha strukturat e AKR-së, do të organizohen që të mbështesin kandidatin, si dhe ta bindin elektoratin e Kaqanikut që tani është koha e AKR-së.
Kjani Berisha, I lindur në Kaqanik në vitin 1968, është i martuar dhe baba i 3 fëmijëve, vjen nga një familje e ndershme e cila edhe në kohët më të vështira ka qenë dorë e zgjatur për shumë familje në Komunën e Kaqanikut.