AKR pa qëndrim rreth koalicionit PDK-AAK
Prishtinë, 7 dhjetor - Nënpresidentja e AKR-së, Mimoza Kusari Lila, ka thënë se kjo parti si subjekt politik, pa parterët e koalicionit, Partinë e Drejtësisë dhe Partisë Social Demokrate, nuk ka vendim se a do të vazhdoj apo jo të jetë pjesë e Qeverisë së Kosovës në rast se hyn edhe AAK-ja.
P.sh. nëse hyn në qeveri AAK-ja cilido të jetë roli i AKR-së si do të ndajnë resorët qeveritare? Besoj se në cilindo skenar do të duhej të ketë pajtim të të gjitha partive të cilat pajtohen për të bashkëqeverisur, por, AKR-ja, them edhe njëherë, ende nuk ka vendosur se a do të mbesë apo të dalë nga koalicioni me PDK-në, ka thënë Kusari-Lila për në një intervistë për gazetën Epoka e Re\".