AKR nominon Mimoza Kusari-Lila për kryetare të Gjakovës
Kjo u bë e ditur gjatë një vizite të delegacionit të AKR-së në këtë qytet, të cilët thanë se kanë platformë për ta përmirësuar jetën e gjakovarëve.
Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli ka thënë se kjo parti është dëshmuar edhe në të kaluarën se din të punojë për interesat kombëtare dhe se edhe për Gjakovën kanë platformë me anë të së cilës do të përmirësojnë jetën e qytetarëve.
Kandidatja e AKR-së për kryetare të Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila ka shprehur bindjen e saj se do të udhëheqë me këtë qytet për katër vjetet e ardhshme.