AKR mund ta mbështesë PAN-in për formimin e institucioneve.
Prishtinë, 22 gusht - Sekretari i përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re (AKR), Vesel Makolli, u ka bërë thirrje liderëve partiakë të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje për tejkalimin e situatës aktuale.
Ai ka thënë se politikanët duhet ka kenë në rend të parë interesin e shtetit e jo interesin personal e partiak.
Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Makolli ka deklaruar se kërkesa e AKR-së drejtuar presidentit Pacolli, që të gjendet zgjidhje edhe jashtë koalicionit LAA, është bërë me qëllim që të nxitet bashkëpunimi në mes të LDK-së dhe Vetëvendosje!-s.
Ai ka vlerësuar se nëse palët nuk lëvizin nga pozicionet e veta, atëherë faktori ndërkombëtar duhet të ndërhyjë për ta zgjidhur problemin.
Makolli nuk e ka përjashtuar as mundësinë që në fund të fundit AKR-ja ta mbështesë PAN-in për formimin e institucioneve.