AKR: MPJ-ja po ndihet komode
Prishtinë, 2 shtator - Nënkryetari i Aleancës Kosova e Re, (AKR), Ibrahim Gashi ka hedhur kritika në drejtim të Ministrisë së Punëve të Jashtme. Ai tha se MPJ-ja po ndihen komode përkundër qe në kohë të gjatë nuk kanë ardhur njohje.
Për neve vazhdon të mbetet i pakuptueshëm deri në absurditet komoditeti i zyrtarëve të diplomacisë kosovare. Nëse Ministri i jashtëm gjerman dhe ai britanik po marrin mundin për të vizituar të gjitha vendet e rajonit në një mision të vështirë diplomatik për të parandaluar kalimin e draft-rezolutes serbe në OKB, ministri ynë i jashtëm po qëndron shumë i qetë në Kosovë. Përshtypja se të tjerët punojnë për ne si duket është bërë moto e politikes qeveritare dhe ne veçanti e diplomacisë sonë, tha Gashi.
Ai tha se AKR-ja vazhdon te mbetet e shqetësuar me aktivitetet e pakta dhe të pa ndikim të diplomacisë kosovare ne prag të sesionit plenar të AP të OKB. Përballë kokëfortësisë serbe për të tërhequr projekt-rezolutën e tyre, AKR ndjehet e shqetësuar që trysnia ndërkombëtare në ditët në vijim do të përqendrohet për ta modifikuar atë dhe për ta bërë të pranueshme për të dy palët.
Lidhur më këtë AKR ka shprehur shqetësimet e saj edhe me herët se modifikimi i projekt-rezolutës serbe nuk do ta beje atë shumë të pranueshme dhe aq më pak të favorshme për Kosovën. Formulimet fillestare bazike të kësaj draft-rezolute vështirë se do të ndryshohen në masën e duhur sa për të shprehur edhe interesat e Kosovës, tha Gashi.
Sipas Gashit AKR-ja mbetet shumë e përkushtuar që të ndihmoj procesin e njohjeve dhe të legjitimimit të pavarësisë së Kosovës në rrafshin ndërkombëtar. Presidenti ynë z. Pacolli edhe me teje vazhdon të mbetet një flamurmbajtës i shtetit të pavarur të Kosovës në shumë meridian të botës. Ai është shumë intensivisht duke punuar edhe tani në prag të sesionit plenar të AP të OKB.
Duke e pasur parasysh angazhimin dhe kontributin e tillë AKR ndjehet e indinjiuar se si kreu më i lartë i shtetit nuk e ka ftuar zotin Pacolli që të jetë pjesë e delegacionit zyrtarë të Republikës së Kosovës gjatë Sesionit të 65-të të AP të OKB në Nju Jork. z.Pacolli edhe si përfaqësues i opozitës do të duhej të ishte në Nju Jork, tha Gashi.