AKR mohon mundësinë ti bashkohet PAN-it
Megjithatë ka diskutime brenda këtij subjekti se deri kur mund ti qëndrojnë besnik koalicionit me LDK-në dhe Alternativën.
Sipas burimeve të gazetës Koha Ditore, AKR- ja mund ta braktisë koalicionin LAA, pas votimit të parë për mandatarin e Qeverisë.
Pacolli ia ka thënë edhe LDK-së se herën e parë do të jetë me ta, pavarësisht a do të arrijë të zgjidhet Ramush Haradinaj kryeministër, ka thënë burimi.
Mirëpo, nëse Haradinaj arrin ti krijojë 61 numra, aq sa i duhen për tu inauguruar kryeministër, nuk përjashtohet mundësia që AKR-ja ti bashkohet në koalicion me PAN-in. Kjo do të bëhej me qëllim që koalicioni të forcohet dhe të mos varet vetëm nga minoritetet.
/Koha Ditore/