AKR mbledh nënshkrimet për mocionin ndaj qeverisë
Prishtinë, 25 tetor - Qeveria e Kosovës mund të përballet me një mocion votëbesimi në seancën e ardhshme të Parlamentit të enjten, nëse grupi parlamentar i Aleancës Kosova e Re arrin të mbledhë edhe 10 nënshkrime nga deputetët.
Nënkryetari i AKR-së, Ibrahim Makolli ka bërë të ditur se tashmë ka siguruar mbështetje nga 30 deputetë.
Ai tha se deputet janë nga gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të ish-partnerëve të koalicionit qeverisës, Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, mocioni i votëbesimit ndaj qeverisë mund të ngrihet në Parlament me nismën e një të tretës së deputetëve.