17 Janar 2025

AKR: Kosova po ndërton raporte kontraktuare me BE

Prishtinë, 29 qershor - Aleanca Kosova e Re (AKR) ka mirëpritur lajmin për dhënien e dritës se gjelbër për fillimin e negociatave për Marrëveshjen e Stabilizim Asosocimit.

Kosova sipas AKR-së për herë të parë po ndërton raporte kontraktuare me Bashkimin Evropian (BE).

"Jemi të bindur që Institucionet tona do të bëjmë krejt çka është e mundur që të realizojmë në kohë reale të gjitha obligimet që dalin nga MSA", thekson me tutje AKR.

Ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të shqyrtoj sa me shpejt mundësin që qytetaret tanë të lëvizin lirshëm në shtetet e Shengenit.

Lëvizja e lirë e ideve, mallrave dhe njerëzve është bazamenti i themelimit të Bashkimit Evropian.

Po ashtu Aleanca Kosova e Re distancohet nga çdo veprim i dhunshëm për arritjen e qëllimeve politike, sidomos kritikon pengesat e dhunshme që i janë berë Ambasadores Amerikane në drejtim të hyrjes në Kuvendin e Kosovës.

"Ju bëjmë me dije gjithë atyre që i krijuan këtë imazh të keq Kosovës, se as në kohë lufte nuk pengohet lëvizja e lirë e diplomateve."

"Prandaj ju bëjmë thirrje organeve të drejtësisë që sa me shpejt të gjinden të gjykohen fajtoret që guxuan të pengonin e aq me keq ta lëndonin Ambasadoren e shtetit me mik të Kosovës", thekson AKR.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)