AKR kërkon seancë të jashtëzakonshme
Prishtinë, 1 prill - Aleanca Kosova e Re (AKR), do të dorëzojë në Kuvendin e Kosovës kërkesën për seancë të jashtëzakonshme pasi janë mbledhur nënshkrimet e 40 deputetëve.
Këtë e konfirmoi ushtruesi i detyrës së kryetarit të AKR-së Ibrahim Makolli, sipas të cilit kundërkandidat i Bexhet Pacollit për president do të jetë Suzan Novobërdaliu.
AKR-së ka konfirmuarse kanë mbledhur 30 nënshkrime të nevojshme për dy kandidatët për president, e po ashtu janë mbledhur 40 nënshkrime, për të kërkuar një seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit, me të vetmen pikë, zgjedhje e presidentit.