18 Janar 2025

AKR kërkon respektimin e rregulloreve të përcaktuara për zgjedhjet

Prishtinë, 25 shtator - Aleanca Kosova e Re, ka mbajtur konferencë për media lidhur me shqetësimin rreth situatës aktuale në prag të fushatës parazgjedhore.

Fidan Jupolli ka theksuar se AKR shpreh shqetsimin e saj rreth fillimit të fushatës së parakohshme nga subjektet politike, qasjen dhe klimen negative që po krijohet me shkeljen e rregulloreve të përcaktuara për zgjedhjet.

\"Ne si AKR, shqetsimet tona do t`i paraqesim në të gjitha institucionet kompetente pasi që e vlerësojmë si situatë që nuk do duhej të ndodhte, e sidomos nga subjektet politike të cilat do të duhej të jenë oferta per funksionimim dhe forcimin e shtetit, e jo të jenë pikërisht ato që shkelin rregulloret dhe kornizat e funksionimit të shtetit për epshet e tyre për pushtet\", ka pohuar Jupolli.

Ai ka thënë se do t`i drejtohen edhe KQZ-së me përfaqësuesin e tyre në këtë institucion.

\"Theksojmë që Aleanca Kosova e Re, vlerëson punën e KQZ-së dhe Daka, por njëkohësisht i bejmë thirrje, që  të mos e lejojë degradimin e situatës parzgjedhore dhe asaj zgjedhore, pasi që zgjedhjet e organizuara deri më tash, kryesisht janë përcjellur me parregullësi, duke i shkaktuar dëme të mëdha aspiratave për një Kosovë demokratike dhe Evropiane\".

\"Ne i garantojmë qytetarit të Kosovës që nuk do të jemi pjesë e kësaj fushate të parakohshme dhe përkrahëse e shkeljve të ligjeve dhe rregullorve të shtetit të Kosovës, por do t`i mbrojmë ato\", ka nënvizuar Jupolli.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)