03 Maj 2024

AKR kërkon që zgjedhjet për president të mbahen në 2012

Prishtinë, 15 nëntor - Sekretari i Përgjithshëm i AKR-së, Ibrahim Makolli ka mbajtur konferencë për media me ç`rast ka prezantuar qëndrimet e Aleancës Kosova e Re, lidhur me ndryshimet Kushtetuese për nënshtetësinë e Presidentit si dhe për Ligjin Zgjedhor.

AKR konsideron se Presidenti duhet ta ketë të drejtën e mbajtjes së nënshtetësisë së dytë edhe pas zgjedhjes.

“Ne kemi një numër të madh të bashkatëdhetarëve tanë të cilët kanë nënshtetësi të dyfishtë dhe kontributi i tyre ka qenë dhe vazhdon të jetë i madh në zhvillimin e Kosovës, prandaj nuk ka asnjë arsye të diskriminohen bashkëatdhetarët tanë”,  u shpreh Makolli.

Ai poashtu theksoi se Kosova duhet të ketë edhe zëvendëspresident, kjo për arsye se Presidenti nuk mund të zëvendësohet nga ana e kryetarit të Parlamentit, sepse në këtë mënyrë do të kishte ndërhyrje në pushtete, të cilat janë të ndara.

Makolli foli edhe për qështjen e shtyrjes së zgjedhjeve presidenciale për vitin 2013, duke theksuar se ekzistojne shumë arsye pse zgjedhjet nuk duhet të shtyhen, ndërsa ka cekur se këto arsye janë shumë më të rëndësishme sesa arsyet politike për të cilat supozohet se duhen mbajtur tre pale zgjedhje në vitin 2013.

Nevoja për zgjedhjen e Presidentit nga populli lindi pikërisht për ta shkëputur këtë zgjedhje nga lojërat politike, ndërsa përmes zgjedhjeve të përbashkëta e bëjmë presidentin pjesë të këtyre lojërave.

Ibrahim Makolli poashtu paraqiti qëndrimin e AKR-së lidhur me Ligjin Zgjedhor, me c`rast tha se Kosova duhet të ndahet në gjithsejt 7 zona zgjedhore.

Makolli vlerësoi se zgjedhjet duhet të mbahen me lista të hapura,  të garantohet kuota gjinore në mënyrë proporcionale si dhe të ekzistojnë 5 vende të garantuara në Parlament për diasporën kosovare.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)