AKR kërkon edhe një ministri në kabinetin Thaçi
Prishtinë, 27 qershor - Aleanca Kosova e Re ka kërkuar që partneri i koalicionit PDK të plotësojë marrëveshjen dhe kërkesën e kësaj partie për ti dhënë edhe një dikaster ministror.
AKR e Behgjet Pacollit këtë moment e ka shfrytëzuar për të rikujtuar kujtesën, pas dorëheqjes së ministrit të Drejtësisë, Hajredin Kuçi.
Nënkryetari i AKR-së, Vegim Gashi ka theksuar se partia e tyre vazhdimisht ka kërkuar zbatimin e marrëveshjes, por sipas tij, tash janë krijuar rrethanat e duhura për të zbatuar marrëveshjen.