AKR-ja përforcohet me prurje të reja
Prishtinë, 15 maj - Aleancës për Kosovë të Re (AKR), sot i janë bashkuar arkitektja Ferdane Perjuci-Llonçari, inxhinierët e Xehetarisë, Muhedin Haxhiu e Fazli Halilaj, ekonomisti i diplomuar Beqir Raqi dhe profesori i shkencave teknike, Naim Baftiu.
Nënpresidenti i AKR-së, Fadil Ismajli, duke u uruar mirëseardhje anëtarëve më të ri të kësaj partie, ka shprehur bindjen se aderimi i ekspertëve të botës akademike do të japë kontribut të rëndësishëm për jetësimin e programit të AKR-së në qeverisjen e ardhshme katërvjeçare.
Gjithnjë e më shumë po dëshmohet me prezencën e ekspertëve të botës akademike se AKR-ja do jetë partia e vetme që ka ekip për të çuar përpara zhvillimin ekonomik të vendit dhe ta ndërtojë një shtet që funksionon, është shprehur Ismajli.