AKR-ja lidh koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje
Prishtinë, 8 qershor - Sot Aleanca Kosova e Re (AKR) ka zyrtarizuar koalicionin e saj me Lëvizjen Vetëvendosje në Komunën e Prishtinës.
Pas shumë mosmarrëveshje dhe mos gjetjes të një gjuhe të përbashkët në asamblenë komunale të Prishtinës, dhe bllokimit të shumë çështjeve në interes të qytetarëve të Prishtinës, AKR-ja ka vendosur që të lidh koalicion qeverisës lokal për të shtyrë proceset përpara në interes të qytetarëve.
mbi bazën e vullnetit politik dhe nevojën për zhbllokimin e gjendjes në kuvendin komunal të komunës së Prishtinës dhe me qëllim ofrimin e shërbimeve më të mira publike për qytetarë në komunën e Prishtinës, lidhet kjo marrëveshje koalicioni qeverisës lokal mes dy subjekteve politike : Lëvizjes Vetëvendosje përfaqësuar nga kryetari i komunës së Prishtinës dhe nga kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal - dhe Aleancës Kosova e Re përfaqësuar nga kryetari i degës së Prishtinës dhe kryesuesi i grupit të këshilltarëve komunal.
AKR-ja në kuadër të koalicionit do të ketë dy drejtori, drejtorinë e bujqësisë dhe drejtorinë e kulturës në komunën e Prishtinës.
AKR është e angazhuar që të gjitha proceset në nivel vendi dhe komune të i shtyjë përpara në të mirë të qytetarëve, dhe edhe ky koalicion vjen për shkak të një parimi të tillë, pasi për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet subjekteve politike, pasojat janë duke i vuajtur qytetarët.