19 Janar 2025

AKR-ja apel institucioneve: Përkraheni Agim Bahtirin

Prishtinë, 16 qershor - Aleanca Kosova e Re, mbështet fuqishëm përpjekjet e kryetarit të Mitrovicës Agim Bahtiri për zgjidhjen e problemit të Urës së Ibrit, problem ky i krijuar që nga pas lufta.

Ne vlerësojmë lartë angazhimin e faktorit ndërkombëtar, BE-së dhe SHBA-së, të cilët po ndihmojnë në përafrimin e qëndrimeve dhe arritjen e marrëveshjes ndërmjet palëve.

AKR-ja inkurajon z. Bahtiri që të vazhdojë me përkushtim si gjithnjë në zgjedhjen e këtij problemi.

Cilado zgjidhje që ofrohet, për kufijtë administrativë, duhet të jetë në harmoni me pakon e Ahtisaarit (mbi bazën e së cilës është shpallur pavarësia e Kosovës) dhe kërkesat e banorëve të Mitrovicës, rrugë të cilën po e ndjek edhe kryetari i Mitrovicës z. Bahtiri.

Në këtë kontekst, AKR-ja kërkon edhe nga institucionet e Kosovës që ta mbështesin dhe ndihmojnë angazhimin e Bahtirit në zgjidhjen e këtij problemi shumë të ndjeshëm për vendin.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)