20 Janar 2025

AKR hapë fushatën në Klinë

Prishtinë, 29 maj - Para qytetarëve dhe simpatizantëve të Aleancës Kosova e Re në Klinë, Presidenti Behgjet Pacolli shpalosi planet dhe programin tanimë të gatshëm të këtij subjekti politik për zhvillimin ekonomik të vendit tonë në baza të shëndosha, duke përmirësuar gjendjen e përgjithshme të mirëqenies së qytetarëve tanë.

Njëherit, Presidenti Pacolli tregoi edhe për sfidat që AKR-ja dhe njerëzit e saj kanë pasur gjatë punës së tyre dhe sukseset në dikasterët ku ka udhëhequr kjo parti.

“Shembulli më i mirë i bashkëpunimit të nivelit qëndror me atë lokal, është pikërisht shpallja e qyteteve të Gjakovës dhe Mitrovicës zona të lira ekonomike, menjëherë pas marrjes së udhëheqësisë në këto qytete” – tha Presidenti Pacolli.

Pacolli duke i falenderuar të pranishmit për përkrahjen e tyre të vazhdueshme, shtoi më tej se kjo është vetëm një nga planet e realizuara të AKR-së, që dëshmon edhe njëherë se na kryjmë punë.

Ndërsa, kryetari i degës së AKR-së në Klinë, z. Avni Gashi në fjalimin e tij hyrës, theksoi se programi i AKR-së është i bazuar në nevojat dhe mundësitë e Kosovës për një zhvillim të mirëfillt të vendit tonë.

“Ne sapo kemi dalur nga zgjedhjet lokale ku AKR-ja ka dalë më e fuqishme se asnjëherë më parë. Tani qeverisim me dy komuna, të cilat në njëqind ditëshin e parë, janë vlerësuar si komunat më reformatore dhe më të suksesshme në Kosovë” – shtoi z. Gashi.

Poashtu, ai kritikoi qeverisjen e deritanishme në këtë komunë, duke apeluar tek qytetarët që ta drejtojnë votën aty ku qytetarët janë në rend të parë dhe me një të ardhme të sigurtë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)