AKR hap fushatën zgjedhore në Gjilan
Gjilan, 28 maj - Në katër qendrat e Kosovës në mënyrë të përnjëhershme Aleanca Kosova e Re, bëri hapjen e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet parlamentare.
Për here të pare u bë një hapje e tillë e ndërlidhur me katër qendra; në Prishtinë, Mitrovicë. Gjilan dhe nga Gjakova.
Fushata u hap paraprakisht nga Prishtina, mandej nw Gjilan fushatën e hapi Fadil Ismajli ministër në detyrë në qeverinë e Kosovës. Nga Mitrovica audotoriumit iu drejtua Agim Bahtiri, kryetari i komunës së Mitrovicës, nga Gjakova, Mimoza Kusari dhe nga Kryeqyteti Presidenti Behxhet Pacolli.
Fadil Ismajli duke folur në emër të AKR tha se AKR do ta marrë qeverisjen e vendit sepse ajo tashmë është dëshmuar se ka njerëz, ka kapacitete dhe ka kuadro të dëshmuara. E kemi shkruar qartë si do të arrijmë këtë synim tonin. Ky synim dhe koncept yni realizohet përmes programit të AKR-së, që parasheh punësim real, zhvillim ekonomik i cili do të sjell mirëqenie sociale.
Ismajli tha se AKR ka një program real dhe ky program nuk është program i dëshirave, por është program i realitetit dhe i të vërtetave. AKR është për shtet ligjor dhe shtet të së drejtës. AKR do t`i arrijë këto synime, por ne nuk premtojmë shifra astronomike ashtu siç po thuhet nga subjektet tjera. Oferta e AKR dallon nga partitë tjera sepse programi i AKR-së është program që i dedikohet qytetarëve të saj tha Ismajli.
Ismajli tha se befasohet me premtimet e të tjerëve të cilët buxhetin e shtetit e shohin si një thes dhuratash të babadimrit.
Ismajli tha se AKR promovon të drejtat sociale, integrimin, diasporën.
Është program i dizajnuar dhe i udhëhequr nga njeriu që ka ekspertizën, ka përvojën dhe botën e biznesit.\"
\"Si është e mundur që Kosova të jetë shteti më i varfër, dhe përgjigja nuk është e vështirë sepse Kosovës i ka munguar një qeverisje e vërtetë e bazuar në dije dhe eksperiencë.\"
\"AKR ka dëshmuar se ka njerëz profesional dhe AKR është garancia më e mirë për investime, tha Ismajli.
Ismajli tha se Anamorava është anashkaluar nga të gjitha qeveritë, por me AKR në krye Anamorava e Gjilani do të zhvillohen e ndihmohen në të gjitha aspektet sepse Gjilani meriton një tretman më të ndershëm tha ai.