AKR: Guinea vendi i 74 që njeh shtetin e Kosovës
Prishtinë, 13 janar - Aleanca Kosova e Re (AKR) ka bërë të ditur se ka marr njohjen e 74-te në radhë të Republikës së Kosovës të ardhur nga Republika e Guinea-Bissau.
Behxhet Pacolli kryetar i AKR-se ka thënë se kjo eshte njohja e 20 me radhë të ardhur nga aktiviteti i tij lobues.
\"Kjo njohje e sjell në 30 për qind numrin e njohjeve që i kanë ardhur Kosovës si rezultat i aktivitetit tim lobues\", ka theksuar ai.
Republika Guinea-Bissau gjendet në Afrikën Perëndimore dhe kufizohet nga Senegali në veri, në jug dhe lindje nga Guinea dhe në perëndim nga OqeaniAtlantik.
Guinea Bissau ka një sipërfaqe prej 36.000 kilometra katrorë dhe një popullsi prej 1.600.000 banorë.
Guinea-Bissau dikur ishte pjesë e mbretërisë Gabu, e cila zgjati deri në shekullin e tetëmbëdhjetë. Në shekullin e 19 Guinea Bissau u bë koloni e Portugalisë.
Pas pavarësisë, të shpallur në vitin 1973 dhe të njohur në vitin 1974, Republika e Guinesë emrin Bisau, e shtoi si emër të vendit për të parandaluar konfuzionin me Republikën e Guinea.
Gjuha zyrtare në Guinea-Bisau është portugishtja, por pjesa më e madhe e popullsisë flasin dialektin Kriol, i cili është krijuar nga gjuha portugeze.