AKR e interesuar për ekonominë, politikën e jashtme dhe sigurinë
Kërkesa e AKR-së që t\'i takojë posti i presidentit të vendit, tashmë është miratuar nga Këshilli Drejtues i PDK-së. Ditët e ardhshme do të bisedohet për ndarjen e dikastereve, por sipas Makollit është e qartë që AKR ka qenë dhe është e përgatitur të jetë pjesë e një qeverisje.
AKR sipas tij ka hartuar një program të mirë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe ka përcaktuar prioritetet e qeverisë së ardhshme.
\"Ne kemi tri shtylla kryesore të cilat janë me prioritet. E para është zhvillimi ekonomik i vendit, duke pasur parasyshë gjendjen e përgjithshme ekonomike dhe sociale në vend. Prioriteti i dytë është sundimi i ligjit dhe shteti juridik, duke pasur parasyshë problemet në këtë sektor. Dhe prioriteti i tretë është anëtarësimi i Kosovës në mekanizmat ndërkombëtar\", ka thënë ai.
Makolli ka deklaruar se gjithsesi AKR do të insistoj që të ka mundësi të drejtëpërdrejtë veprimi në sektorët e zhvillimit ekonomik.
\"Poashtu Ministria e Punëve të Jashtme është një prej prioriteteve tona, ku mendojmë se mund të japim një kontribut të madh sikurse dhe sektori i shëndetësisë dhe sigurisë në vend.\"