AKK publikon regjistrat e deklarimit të pasurisë së zyrtarëve komunal
Prishtinë,15 mars - Agjencia kundër korrupsionit ka publikuar sot në faqen e saj zyrtare në internet www.akk-ks.org,regjistrat e formularëve të deklarimit të pasurisë të më shumë se 700 zyrtarëve të lartë publik nga pushteti lokal duke e përmbyllur kështu procesin e kategorisë së deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës ose pas largimit nga funksioni.
Në këtë proces obligim ligjor për deklarimin e pasurisë kanë pasur kryetarët e komunave,drejtorët e drejtorive, udhëheqësit e Asambleve komunale si dhe asambleistët.
Procesi i pranimit të formularëve të deklarimit të pasurisë me marrjen e detyrës ose pas largimit nga funksioni pati filluar në fund të vitit të kaluar menjëherë pas rezultatit të zgjedhjeve lokale, ndërsa pati përfunduar në fillim të muajt mars.
Kjo si rrjedhojë pasi që në disa komuna konsituimi i strukturave të reja pati ndodhur me vones, si rezultat i balotazhit apo emërimit të zyrtarëve të rinj nëpër postet e drejtorëve të drejtorive komunale.
Agjencia aktualisht është në fazën e procesimit të të dhënave nga formularët e deklarimit të rregullt vjetor të pasurisë, ndërsa publikimi I regjistrave nga këta formular do të bëhet në fund të muajt maj.
Siq dihet AKK është e obliguar që ndaj të gjithë zyrtarëve të cilët nuk e kanë deklaruar pasurinë e të gjitha kategorive pa ndonjë arsye do të bëjë kallëzim penal komfor Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
Agjencia është e vetëdijshme se gjatë procesimit të të dhënave mund të ketë ndodhur ndonjë gabim teknik, andaj inkurajon të gjithë zyrtarët që pa hezitim ta kontaktojnë Agjencinë nëse vërejnë se në regjistrat e tyre ekziston ndonjë gabim teknik.