AKK publikon raportin me statistikat e ndjekjes së korrupsionit
Prishtinë 6 korrik - Agjencia kundër korrupsionit ka realizuar një raport analitik me të dhënat statistikore mbi nivelin e ndjekjes dhe gjykimit të rasteve korruptive në Kosovë për periudhën 1 janar -31 dhjetor 2011.
Ky raport të cilin e realizon Agjencia si i tillë do tiu shërbej të gjithë atyre që janë të interesuar të din përkitazi me atë, se sa po luftohet korrupsioni në Kosovë.
Raporti përmbledhë saktë të dhënat statistikore në lidhje me atë se si institucionet si: (Agjencia, Administrata tatimore, Doganat Polici, Prokuroria dhe Gjykatat) iu kanë qasur këtij problemi dhe se si ato i kanë trajtuar dhe ndjekur kryerësit e veprave korruptive apo edhe dënuar ata.
Agjencia kundër Korrupsionit (AKK) si një mekanizëm qendror që ka mandat Parandalimin dhe Luftimin e korrupsionit ka kompetencë që të mbledhë, analizon dhe publikon të dhënat statistikore ose të dhëna të tjera në lidhje me nivelin e korrupsionit në Kosovë.