23 Janar 2025

AKK kundër “amnistisë” për zyrtarët që nuk e deklarojnë pasurinë

Prishtinë, 13 mars - Zyrtarë të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) dhe përfaqësues të shoqërisë civile kanë kundërshtuar të enjten ndryshimet në nenin 437 të Kodit Penal, i cili flet për mosraportimin ose raportimin e rremë të pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër materiale ose të detyrimeve financiare.

Ndryshimet e sponsorizuara një ditë më parë nga Qeveria favorizojnë zyrtarët që nuk deklarojnë ndonjë pjesë të pasurisë, shkruan sot Koha Ditore.

Me ndërhyrjet e bëra, për t’u ndëshkuar të tillët, domosdo duhet të faktohet motivi i fshehjes së qëllimshme të pasurisë.

Hasan Preteni, drejtor i Agjencisë Kundër Korrupsionit, ka thënë të jetë informuar për ndryshime vetëm nga gazeta. Ai ka dhënë konkluzionin se ndryshimet e tashme nuk janë të dobishme.

“Nëse miratohet amendamentimi i Kodit Penal, ky do të jetë edhe një arsyetim i prokurorëve për t’i hedhur të gjitha kallëzimet penale. Si të provohet qëllimi? Si të provohet dashja? Kjo është e pamundur. Të gjitha refuzimet e prokurorive për të ngritur aktakuza për korrupsion e kanë të njëjtin arsyetim – ka shkelje ligji, por nuk ka ekzistuar dashja”, i ka thënë “Kohës Ditore” Preteni.

/Koha Ditore/

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)