AKK kërkon shkarkimin nga detyra të Petrit Selimit
Prishtinë, 6 mars - Agjencia Kundër Korrupsionit i ka kërkuar kryeministrit Hashim Thaçi dhe ministrit të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj të fillojnë procedurat e shkarkimit nga detyra të zv/ministrit të Punëve të Jashtme Petrit Selimi.
Sipas gazetës Tribuna, kjo kërkesë e AKK-së ka ardhur pasi që ekziston konflikti i interesit në rastin e Selimit, i cili ka figuruar si bashkëpronar në dy kompani private.
Ky i fundit ka deklaruar se tashmë ka përfunduar procedurat e tërheqjes së nënshkrimeve nga dy firmat ku ka qenë bashkëpronar.