19 Janar 2025

AKK-ja kërkon zbatimin e marrëveshjes për urën e Ibrit

Prishtinë, 13 qershor - Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK)  ka kërkuar që të zbatohet marrëveshja e arritur në Bruksel për fillimin e punëve për rivitalizimin e urës kryesore mbi lumin Ibër.

AKK-ja në një komunikatë për medie ka bërë me dije se rivitalizimi i urës mbi lumin Ibër duhet të bëhet në mënyrë që brenda afatit të paraparë, të krijohen kushte për lëvizje dhe qarkullim të lirë të qytetarëve dhe mallrave, gjë të cilën e presin qytetarët e Republikës së Kosovës, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike dhe në cilën pjesë të vendit jetojnë.

“AKK-ja kërkon që institucionet qendrore dhe në veçanti ato ndërkombëtare të përkrahin punën e deritashme që kanë bërë institucionet lokale, si dhe mbështesin qëndrimin e institucioneve lokale lidhur me këtë çështje duke filluar më në fund punën për rivitalizimin e urës mbi Ibër, ashtu sikur që është vendosur në bisedimet në Bruksel”, është thënë në komunikatën e AKK-së.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)