19 Janar 2025

AKK-ja dënon sulmin ndaj Komunës së Mitrovicës

Prishtinë, 3 qershor - Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) ka reaguar për sulmin ndaj ndërtesës së Komunës së Mitrovicës.

Sipas një reagimi të AKK-së, sulmi ndaj një institucioni komunal, është akt i ulët dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike.

“Në emër të komunave të Republikës së Kosovës, Asociacionin i Komunave të Kosovës dënon ashpër sulmin e armatosur ndaj ndërtesës së Komunës së Mitrovicës. Sulmi ndaj një institucioni komunal, është akt i ulët dhe tërësisht i papranueshëm në Kosovën demokratike. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon nga organet e rendit që ndaj autorit të këtij akti të shëmtuar të merren të gjitha masat ligjore në mënyrë që të mbrohet autoriteti i të zgjedhurve lokal në Komunën e Mitrovicës dhe në gjithë pushtetin lokal në Kosovë. Asociacioni i Komunave të Kosovës inkurajon udhëheqësit e Komunës së Mitrovicës në angazhimet e tyre të përditshme në shërbim të qytetarëve të komunës së tyre”, është thënë në reagimin e AKK-së.
Të enjten është sulmuar me kallashnikovë ndërtesa e Komunës së Mitrovicës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)