05 Maj 2024

AKK: EULEX-i hedhë poshtë shpifjet e “Çohu”-t

Prishtinë, 11 maj - Prokuroria e EULEX-it ka hedhur poshtë si të pavërteta dhe të pa argumentuar kallëzimin penal të  “organizatës politike Çohu”,  mbi pretendimet e saj kundër Hasan Preteni drejtori i  Agjencisë kundër Korrupsionit.

Kjo organizatë paraprakisht përmes një mediave, -  më 22 shkurt pati  dërguar në prokurorin e EULEX-it në Prishtinë kallëzimin penal kundër Preteni nën pretendimet e tyre se gjoja paska bërë shpërdorim të pozitës zyrtare.

Agjencia kundër Korrupsionit por edhe vetë Preteni i patën kundërshtuar kategorikisht të pavërtetat e “organizatës politike Çohu” si dhe një të ashtuquajture Qendra Kosovare për Gazetari Hulumtuese të pavërtetat e tyre që i publikuan përmes një konference për shtyp  ku përhapën  një mori të pa vërtetash dhe insinuatash me qëllim të dëmtimit të imazhit dhe autoritetit të Agjencisë dhe  drejtorit të saj.

Përmes një njoftimi zyrtar adresuar Agjencisë një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe Prokuroria e i EULEX-it duke vendosur kështu ta mbyll rastin e ankesës së Çohu-t dhe të QKGH-së mbi pretendimet e tyre të pavërteta dhe shpifëse ndaj Agjencisë dhe drejtorit të saj z Hasan Preteni. 

“Pas rishqyrtimit të plotë të rastit, prokurori i EULEX-it nuk ka gjetur asnjë evidencë për ta konfirmuar akuzën nga OJQ-ja. Gjetjet e prokurorit tregojnë se z. Preteni nuk ka kryer ndonjë vepër penale, kështu qe i ka deklaruar akuzat ndaj tij si të pa baza” ka thënë zyrtarisht EULEX-i 

Para hiq më shume se dy muaj konkretisht më 7 mars 2012 Gjykata Kushtetuese e pati hedhur poshtë edhe një pretendim  sulmuese dhe të pabazë ndaj Agjencisë nga ana e  Çohu-t kur kjo e fundit kishte kërkuar interpretim kushtetues mbi një memorandum bashkëpunimi mes Prokurorisë së Shtetit dhe Agjencisë.

Kjo organizatë për një kohë të gjatë ka vazhduar dhe po vazhdon të sulmojë Agjencinë dhe të shantazhoi drejtorin e saj, madje duke i ndërhyrë edhe në privatësinë e tij.

Më 16 shkurt në një konferencë për media Lorik Bajrami dhe Artan Demjaha përfaqësues  Çohu-t dhe  Besnik Boletini nga e ashtuquajtura Qendra e Kosovës për Gazetari Hulumtuese,  përmes formës më të pa moralshme dhe të ulët shpërndan të pavërtetat e një “gjetje” të tyre se  kinse Agjencia kishte  falsifikuar deklaratat zyrtare mbi pasuritë e disa anëtarëve të parlamentit të Kosovës.

Për të gjitha të pavërtetat,  sulmet,  shantazhet,  dhe shpifjet e qëllimshme të kësaj organizate ndaj institucionit dhe Preteni  Agjencia tashmë ka deponuar padi civile në gjykatën Komunale  në Prishtinë.

Agjencia kundër korrupsionit inkurajonë të gjitha mediat dhe shoqërin civile që të jenë pjesë e përbashkët e përpjekjeve të saj në luftimin dhe parandalimin e korrupsionit në Kosovë.

Pavarsishtë gjithë këtyre sulmeve dhe presioneve të organizatës në fjal, Agjencia  është e vendosur dhe e palëkundur që me përkushtimin më të madhë të  realiziojë  misionit të saj ligjor dhe kushtetues në luftimin dhe parandalimin e Korrupsionit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)