19 Janar 2025

AKK: 806 zyrtarë do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë

Prishtinë, 16 qershor - Formularët e 806 zyrtarëve ose 20 për qind e listës totale prej 3900 zyrtarëve të lartë që e kanë bërë deklarimin e rregullt vjetore do t’i nënshtrohen kontrollit të plotë të pasurisë nga ana e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK).

Nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent AKK-ja së bashku me përfaqësuesit e medieve të pranishëm sot në një konferencë për medie kanë hedhur shortin për të nxjerr listën e zyrtarëve të cilëve kjo agjenci do t’ua bëjë kontrollin e plotë të pasurisë sipas Ligji nr. 04/L-228 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit nr. 04/L-050 për Deklarimin, Prejardhjen dhe Kontrollin e Pasurisë të Zyrtarëve të Lartë Publik. Procedura e nxjerrjes së listës për kontrollin e plotë të pasurisë së zyrtarëve të lartë publik është zhvilluar duke vendosur në një vazo nëntë fletë palosje të cilat janë tërhequr nga përfaqësuesit e medieve.

“Vetëm njëra fletëpalosje ka pasur mbishkrimin, ‘përzgjedhësi’, kurse të tjerat kanë qenë të zbrazëta. Gazetarja, tërhoqi fletëpalosjen me mbishkrimin ‘përzgjedhësi’ dhe tërhoqi një numër nga vazoja tjetër ku ishin po ashtu të vendosura numrat nga 1 deri në 9 fletëpalosje. Numri i përzgjedhur ishte 8 dhe për të arritur 20 për qindshin e listës totale ky numër është rritur për 5 (pesë) deri në fund të listës. Përkundër kësaj liste e dalë nga shorti publik, Agjencia ka të drejtë që të bëjë kontrollin e plotë të pasurisë edhe zyrtarëve të tjerë që nuk janë përzgjedhur nga shorti. Këtë mund ta bëjë sipas detyrës zyrtare apo me kërkesë të publikut apo personave të tjerë të interesuar”, është thënë në njoftimin e AKK-së.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)